• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kryetari i Bujanocit: Ambasadori amerikan më premtoi se do të flas me Vuçiqin e Bërnabiqin, për shkeljen e të drejtave që po u bëhen shqiptarëve në Luginë

04/02/2023 23:33
nga:Genita C

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ekskluzivisht ka treguar për emisionin “Expose” se cilat janë kërkesat e liderëve të partive politike, por edhe kërkesat e tija personalisht për ambasadorin amerikan në Beograd Christofer Hill, që kanë të bëjnë me fshirjen apo zhdukjen e vendbanimeve të shqiptarëve në tri komunat e Luginës, raporton GazetaBlic.

Ai ka thënë se me ambasadorin amerikan kanë folur gjerë e gjatë për këtë problem.

Madje sipas tij, Hill i ka premtuar se me urgjencë do të ketë një takim me presidentin dhe kryeministren e Serbisë për çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve.

“Po pikërisht posa mbaroi takimi me ambasadorin Hill, takimi zgjati diku një orë, biseduam gjerë e gjatë për shumë çështje, ishte një takim shumë konstruktiv. Mund të them sepse i dhamë përparësi problemit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Tema e parë ishte problemet, dhe u nisëm nga raporti i DASH ku i ka dhënë vërejte Serbisë për shkeljet e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, pikërisht ka të bëjë me pasivizimin e adresave, mos njohjes e diplomave dhe mos kyçjen e shqiptarëve në organet shtetërore dhe ishte fokusimi kryesisht në këto çështje. Pasandaj për vizitat që kemi pasur në SHBA, takimin që e kam pasur me Escobar në DASH dhe i interesojke ambasadorit se cilat mund të jenë çështjet që mund të zgjidhen në një kohë të shkurtët, nëse ka vullnet nga ana e Serbisë. Ne i dhamë propozimet e tona ambasadorit, më vëmendje ka ndenjur dhe na ka premtuar se disa probleme që kanë shqiptarët këtu shumë shpejt duhet të zgjidhen dhe ka premtuar që javën tjetër do e ketë një takim me presidentin Vuciq dhe kryeministren Bërnabiq për problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, thotë Arifi.

Por çka kërkoi konkretisht Nagip Arifi nga diplomati i lartë amerikan?

“Propozimet tona ishin që të ndërpritet menjëherë pasivizimi i adresave të shqiptarëve të Preshevës, të filloj nostrifikimi i diplomave të të rinjve, sepse është hera e pestë që përmendet kjo çështje, tash me marrëveshjen e Ohrit, çështja e nostrifikimit të diplomave, të kyçen shqiptarët në organet shtetërore dhe parimi kryesore ka qenë që parimi i reciprocitetit dhe gjithë ato të drejt që janë garantuar për serbët në Kosovë, t`i kenë edhe shqiptarët në Luginë dhe tema e dytë ishte edhe marrëveshja e Ohrit mes Vuciqit dhe Kurtit edhe pse një marrëveshje e arritur e panënshkruar, ambasadori Hill u deklaruar se ajo marrëveshje është obligative dhe dy akterët kryesor Kurti dhe Vuciqin duhet të fillojnë zbatimin e asaj marrëveshje, sepse është ligjërisht e obliguar sipas konventave ndërkombëtare”, tha ai.