• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kryesia e LDK ka marrë qëndrim se nuk është mirë të votohet një marrëveshje që nuk përmban njohjen reciproke, thotë Muhaxheri

03/11/2023 21:07
nga:Astrit Gashi

Duke folur për qëndrimin e LDK-së në lidhje me marrëveshjen pa njohje, të propozuar nga evropianët, kryetari i Komunës së Pejës dhe nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, i ftuar në BlicInterrview me Astrit Gashin, tha se për momentin partia e tij është e mendimit se jemi duke ecur drejt një status kuoje të re, e cila nuk dihet se çka do të prodhojë në të ardhmën.

“Prandaj kemi kritika ndaj Kryeministrin, i cili ka rrëshqit në dialog në të cilin nuk kemi njohje reciproke. Kritikat i ka shprehur kryetari i partisë tonë dhe i kemi përmendur edhe në debatin e fundit që e kemi pasur dhe ja kemi thënë tro Kryeministrit”, tha Muhaxheri.

I pyetur se a do të votojë LDK marrëveshjen eventuale, nëse ajo vjen në Kuvend, Muhaxheri tha se marrëveshja ndoshta nuk do të shkojë fare në Kuvend.

“Eshtë kjo një marrëveshje të cilën mund ta kryej edhe Qeveria, dmth është ajo është e autorizuar që ta kryej këtë marrëveshje dhe Asociacioni tashmë ka kaluar në Kuvend me dy të tretat e votave në kohën kur ka kaoluar dhe është obligim i për me e përfunduar. Nuk besoj se do të ketë votim në Parlament për këtë marrëveshje. Nëse marrëveshja vjen në Kuvend, atëherë se a do ta votonte LDK-ja, për këtë duhet të pyeten kryetari dhe deputetët. Unë si nënkryetar dhe kryetar Komune nuk mund të them se nuk e kishim votu ose e kishim votu, se janë ata tjerët që duhet të votojnë”, tha Muhaxheri, duke qartësuar se nëse marrëveshja megjithatë do të sillej në Kuvend, atëherë në lidhje me atë se a do ta votonte LDK-ja do të vendosnin kryetari i partisë dhe deputetët .

Duke folur për qëndrimin e Lutfi Hazirit, i cili theksoi se LDK nuk do ta votoi marrëveshjen, Muhaxheri tha se ky qëndrim me gjasë ka dal pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, ku Kryesia ka marr qendrim se nuk do të ishte mirë të votohej një marrëveshje, e cila nuk përmban njohjen reciproke.

“Ky është vendim që është marrë dhe diskutu në kryesi”, tha Muhaxheri.