Kategoria që është prekur më së shumti nga Ligji i ri i Pagave, janë prokurorët dhe gjyqtarët në vend, raporton Gazeta Blic.
Atyre me ligjin e pothuajse u janë zvogëluar pagat deri në 40 për qind.
Nga Këshilli Prokurorial i Kosovës kanë thënë për “Expose”, prodhim i Gazeta Blic se Qeveria me Lgjin e ri të Pagave, ka shkelur më dy këmbët Kushtetutën e vendit, e për këtë thirren në një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese të mëhershëm.
Nga Këshilli Prokurorial janë të bindur se me ligjin e ri të pagave, Qeveria ka ndërhyrë direkt në punën e prokurorëve, për shkak të ulej së pagave.
Janë të bindur se kurdo që ligji të shkoj në kushtetuese do të rrëzohet.
“Po është e vërtetë se edhe KPK-ja ka kërkuar nga Avokati i Popullit ta referoj në Kushtetuese sepse me këtë ligj prokurorët kanë një zvogëlim bukur të madh të pagave dhe në kërkesën që kemi bërë e kemi argumentuar kërkesën tonë. Është e përcaktuar me një vendim të mëhershme të Gjykatës Kushtetuese kur mund t`i ulet pagat prokurorëve dhe janë dy raste- në rast se ka një krizë ekonomike të përgjithshme të vlerësuar nga organet kompetente dhe në rast se ka masa disiplinore me zvogëlim paga për prokurorët, në raste tjera nuk ka të drejt t`i ulen pagat prokurorëve. Ligji i ri tash për pagat bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Astrit Kolaj nga KPK-ja, raporton Gazeta Blic.