Deri në vitin 2017 KEDS ka qenë përgjegjëse për sigurimi ne energjisë elektrike në Veriun e Kosovës, por ka qenë një kërkesë e Avokatit të Popullit që e kishte nisur në Gjykatën Kushtetuese dhe prej atij viti është një institucion tjetër që kujdeset për sigurimi ne rrymës për serbët në veri.
Fjala është për KOSTI-n, raporton Gazeta Blic.
Por cili është roli i KEDS në krejt këtë marifetin e marrëveshjes Kosovë Serbi për udhërrëfyesin për energjinë?
Viktor Buzhala drejtori i zyrës për marrëdhënie me publikun në KEDS e ka sqaruar për Expose.
“Po KEDS ka rol teknik, ne jemi për t`i zbatuar të gjitha vendimet, marrëveshjet që merren ndërmjet dy qeverive përkatëse dihet që do të thotë çështja e furnizimit të veriut të vendit është çështje politike që është subjekt i dialogut ndërmjet dy shteteve dhe ne kemi rolin tonë teknik i cili sigurisht që është duke u zbatuar. Ne jemi duke bërë më të mirën edhe për sistemin elektro energjetike të Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e vendit, mirëpo çështje tjera janë jashtë kompetencës tonë”, thotë Buzhala.