• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Besnik Tahiri: Kurti prodhoi krizë pas krize në veri, la anash marrëveshjen për energjinë

02/19/2023 21:15
nga:N M

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri thotë se ëshë totalisht e paranueshme si nga ana e Qeverisë së Kosovë, por edhe nga Bashkimi Evropian që kaq gjatë pas luftës të lejtohet ende që serbëvë në atë pjesë tu paguhen faturat e rrymës së shpenzuar, shkruan Gazeta Blic.

Ai ka treguar një rast interesant në Këshillin e Evropës ku ka thënë se kanë mbetur të habitur deputet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për rrëfimin se si një pjesë e qyetarëvë të Kosovës, paguajnë faturat e energjisë për një pjesë tjetër – këtë rast për serbët e veriut.

Tahiri i AAK-së për emisionon “Expose”, prodhim i Gazeta Blic e ka quajtur absurd që në shekullin 21 që një qytetarë të paguaj faturat e qytetarit tjetër.

“Është absurde që në shekullin e 21 një qytetar në një vend të paguaj faturën e rrymës të një qytetari tjetër, kjo ndodh vetëm në Kosovë. Që dy vite nuk ka pasur asnjë veprim të më vogël në raport me këtë temë. Arsyeja është shumë e thjesht janë prodhuar krizë pas krize, ju e dini çështja e targave, zgjedhjet data, pasatja barrikadat, të gjitha këto kanë qenë pengesë që e kanë lënë anash, e kanë hequr nga binarët një marrëveshje jetike për sovranitetin e Kosovës, për pavarësinë energjetike të vendi. Ne nuk kemi asnjë informatë se cila është qasja e tyre Kurtit dhe Bislimit, ne e dimë që asgjë nuk ka ndryshuar dhe asgjë nuk pritet të ndryshoj dhe qasja e guximshme për këtë temë është jetike. Unë kur bisedoja me deputet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe ju thosha qe unë, qytetarët e Kosovës i paguajmë ujin dhe rrymën qytetarëve në veri, ata e shihnin si diçka të pamundur, pra argumentin e kemi të fortë, por veprimin e kemi të vogël”, thotë Tahiri për “Expose”.