Për Lidhjen Demokratike të Kosovës është jetike zbatimi i marrëveshjes për energjinë, meqë Kosova me zbatimin e kësaj marrëveshje do ta fuste nën kontroll Vallaqin, për të cilin Serbia po e mbanë të uzurpuar, vend që ky përkufizon vijën Kosovë- Serbi në sistemin elektoro – energjetik, raporton Gazeta Blic.
Visar Azemi nga LDK, i cili është edhe njohës i çështjes së sektorit të energjisë ka thënë se Serbia më shumë po insiston që kjo marrëveshje mos të zbatohet për shkak të Vallaqit, por edhe se serbët nuk do të paguajnë rrymën edhe për një kohë të gjatë në veri të Kosovës.
Azemi për emisionin “Expose” thotë se në momentin që Kosova do të ketë kontroll mbi Vallaqin, atëherë do të ketë pavarësi të sistemit energjetik.
Ai ka rrëfyer se vonesat që elektroseveri po i bënë për ZRRE-në janë të qëllimshme dhe se Serbia nuk ka vullnet për ta zbatuar një marrëveshje të tillë.
Kostoja financiare për faturat për serbët e Veriut kontrolli mbi Vallaqin, sipas tij janë dy arsyet.
“Viti i kaluar ka qenë viti rekord i pagesave të Kosovës për serbët që nuk kanë paguar rrymën, pra mos pagesa ose pagesa është një prej gjërave që iu ka interesuar më shumë palës serbe, sepse këto vonesa nënkuptojnë se ne do të vazhdojmë të paguajmë, mbulojmë humbjet të cilat i kemi në atë pjesë”, thotë ai, raporton Gazeta Blic.
Azemi thotë ndonëse shifrat e pagesës së faturave për serbët e veriut nuk janë publike për vitin 2022, thuhet se janë diku 200 milionë euro.
“Akoma nuk janë publike, por sipas një parametri, njëfarë vlerësimi janë paraparë diku te 100 milionëshi për vitin 2022, por nuk dihet se cilat janë shifrat e fundit. Sigurisht, Serbia e ka me hile gjithë procesin, ne e dimë që nga fillimi hilja ka qenë te aplikacioni duke e mbushur në formë jo korrekte, emërtimet duke i bërë dhe ne si Kosovë kemi qenë të obliguar të mos i pranojmë ato aplikime. Por, duhet ta kuptojmë se presioni duhet të vie edhe nga komuniteti ndërkombëtar, sepse kjo marrëveshje duhet të zbatohet kufiri energjetik i Kosovës, duhet të jetë Vallaqi dhe kontrolli i Vallaqit duhet t`i takojë Kosovës dhe në fund të fundit, fatura e energjisë elektrike duhet të paguhet si nga qytetarët në pjesën veriore, sikur ata në pjesën jugore ose sikur ne të gjithë dhe nuk është fer ndaj pjesës tjetër që të mbulojmë shpenzimet për një komunitet, ndërsa ne të tjerët të vuajmë”, thotë ai për “Expose”.