• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Ferat Shala: Qeveria Kurti theu rekord të zi, vetëm më 2022 pagoi 100 milionë euro për rrymën në Veri

02/19/2023 22:09
nga:N M

Partitë opozitare si PDK, LDK dhe AAK kanë pasur kritika të ndryshme ndaj Qeverisë së Kosovës për marrëveshjen për energjinë, jo për përmbajtjen e saj, por se si erdhi puna të mos implementimi i udhërrëfyesit për energjinë, raporton Gazeta Blic.

Ferat Shala, që është kryetar i Komisionit për Ekonomi në emisionin “Expose”, që është prodhim i Gazeta Blic, ka dhënë shifra mjaft interesante për shumën e parave që janë paguar për serbët e veriut që nga pas lufta e deri të ardhja në Qeveri e Lëvizjes Vetëvendosje dhe shumës së milionave që ka ndarë Qeveria Kurti në dy vitet e fundit për serbët e Veriut për energjinë e shpenzuar.

Sipas Shalës, vetëm në vitin 2022 Qeveria ndau afër 100 milionë euro për faturat e rrymës në atë pjesë.

“Nuk e di nga i kanë dal Kurtit këto 300 milionë euro për periudhën e pas luftës, por unë e di që nga shpallja e pavarësisë dhe deri me ardhjen e Qeverisë Kurti kanë shkuar rreth 80 ose 85 milionë euro në pjesën e Veriut, ndërsa në kohën në këto dy vitet e fundit, qeveria Kurti ka ndarë mbi 100 milionë euro do të thotë, nëse e përllogarisimin vitin 2021 dhe 2022 janë shumë, janë shumë më shumë se sa gjithë periudha pas pavarësisë”, tha ai për Expose.

Sipas tij, në kohën kur do të fillonte implementimi i kësaj marrëveshje do të fillonte ndërprerja e derdhjes së parasë së taksapaguesve tanë në drejtim të veriut.

“Politikisht, Serbia por edhe me paaftësinë e Qeverisës së Kosovës, improvizoi apo nxori në plan disa problem të tjera që ishte çështja e targave dokumentacioneve, kriza në institucionet e veriut të Kosovës dhe të gjitha këto e lanë në heshtje atë marrëveshje dhe qeveria jonë në bashkëpunim me mekanizmat që kanë qenë pjesë e implementimit të saj, pra edhe me politikat serbe arritën ta harrojnë këtë udhërrëfyes dhe për pasojë vitin e kaluar kemi pasur rreth 100 milionë euro mjete të taksapaguesve tanë që kanë shkuar në pjesën në veri jashtëligjshëm’, vlerëson Shala.