• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Krstiç: Veturat në veri u dogjën nga Lista Serbe, Kurti gaboi me vendimin për targat!

02/11/2023 21:07
nga:N M

Gazetari dhe analisti serb, Brasnilan Krstiç ka thënë se vendimet e kryeministrit Albin Kurti, vitin e kaluar për targat dhe zgjedhjet në katër komunat e veriut ishin mbështetur nga ambasada britanike dhe gjermane. duke ngritur kështu dyshime se nuk kishte një koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Blic.

Ai në një intervistë për emisionin “Blic Interview”, tha se kjo qasje e Kurtit ka qenë gabim dhe më këtë vendim ai, rrënoi gjithçka që ishte ngritur për 22 vite në veriun e Kosovës.

Ka përmendur largimin nga puna të serbëve lokal nga institucionet e Kosovës.

Sipas tij, djegia e veturave me targa “RKS” në atë pjesë, është bërë nga Lista Serbe.

“Presion ka nga të dyja palët, sepse Beogradi është munduar të injoroj vendimet e Kurtit dhe prej momenti kur Kurti ka ardhur në pushtet, ka një animozitet shumë serioz mes të dyve Kurtit dhe Vuçiqit. Në anën tjetër, kemi pasur edhe vendimet konkrete në veri. Direkt nga kabinetit i kryetarit të shtetit të Serbisë ka dërguar mesazh te Lista Serbe, te liderët e listës serbe, se secili qytetarë që pranon atë vendim të Prishtinës zyrtare për targat, po atë natë do të digjen veturat, në anën tjetër as Prishtina nuk ka pasur mekanizma se si ta realizoj vendimin për targat. Mos të harrojmë është djegur vetura e zyrtarit të policisë së shtetit të Kosovës, askush nuk është arrestuar, askush nuk është akuzuar për atë krim, që do të thotë dhe ky animozitet apo ta përkthej në gjuhën e Kurti, ai reciprocitet, që mua aspak nuk më pëlqen, sepse ti po vendos vet njëanshëm diçka dhe vetëm me këto vendime, ngritën nxehje të gjakut edhe te serbët, por edhe te shqiptarët”, thotë ai.