Djali i Hysni Gucatit, Musli Gucati ka folur ekskluzivisht në Expose për qasjen e Qeverisë Kurti karshi ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Teksa ka kritikuar kryeministrin Kurti për mos-interesim, Gucati ka folur me dyshime të mëdha edhe për përfaqësimin e vendit në diplomaci nga Ministrja e Jashtme Donika Gervalla, për të cilën pretendon se ka punuar kundër UÇK-së.
“Na sot e kemi një shefe të diplomacisë për gjuhën e saj dhe deklaratat e saj i gjejmë lehtë në interenet ku shihet të ketë thënë se njerëzit e UÇK kanë bërë krime, në çfarë forme mund të na përfaqësoj ajo në politikën e jashtme”, tha Gucati për Expose.