• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Të pagjeturit, Qerkinaj: Gërmimet nuk janë bërë si duhet, faji është tek ne!

01/22/2023 21:26
nga:Gazeta Blic

“Expose” prodhim medial i GazetaBlic ka transmetuar sonte në Kanal10 rrëfimin e Bajram Qerkinajt nga Qendra Burimore për Personat e Pagjetur.

Në këtë dokumentar është pasqyruar puna e këtij komisioni në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe rolin e tyre.

Qerkinaj, i cili tash e sa vite është i angazhuar për gjetjen e atyre që mungojnë, pretedon se asnjë qeveri nuk ka bërë sa duhet për zbardhjen e fatit të tyre.
Ndër tjera, ai akuzon se as gërmimet nuk janë bërë në mënyrën e duhur.

“99% kemi fajë ne, se kur të shkojsh në një vend duhet të kesh dokumentacion, mos shko pa imazhe satelitore, a e dini se në Kizhevak kur kanë dashur të shkojnë unë kam thanë a keni dokumente apo vetëm po na dërgoni badihava në Rudnicë, edhe ndër temele të shtëpisë ka dhe Arsim Gerxhaliu pati ngulur këmbë sepse e ka pasur dokumentin, në Rezallë edhe 5 janë të pagjetur, nuk ka send fshehur që është bërë në Kosovë. Këto 5 shtetet me u shfrytëzu si duhet moti ishte zbardhur fati i të pagjeturve, por po duam të bëhemi më të menqur se sa ata, e pastaj grahni. Ma gjeni një që nuk është kriminel në pushtetin e Serbisë, por kriminel po na dalin edhe këta që i kemi në Mitrovicë”, tha ai.

Më poshtë dokumentari i plotë: