• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Pse Rugovës nuk ia shihnin për të madhe orientimin me Vatikanin?

01/21/2023 21:44
nga:N M

Adnan Merovci bashkëpunëtor i afërt i ish presidentit Ibrahim Rugova ka folur rreth raporteve të Rugovës me Vatikanin ani pse në Kosovë mbi 95 përqind janë mysliman.

Sipas Merovcit afrimi ose raportet me Vatikanin të Rugovës ishin staregji e tij për shkak se Serbia asokohe synonte ta luftoj Kosovën përmes fesë.

Merovcit thotë Rugova i ka pamundësuar Serbisë argumentin të cilin ajo e përdorte shpesh duke i thënë perëndimit se këta janë fundamentalist, ndërsa lindjes se janë të krishterë.

“Kjo është njëfarë strategjie e rugovizmit të tij. Ai ka qenë I vetëdijshëm që populli fillimisht nuk ka mundur ti përkushtohet fesë pa qenë I lire dhe liria neve na vjen nga perëndimi. Ai kurrë se ka mohuar se është praktikuar feja, ka uruar BIK por edhe fetë e krishtera, por veprimet nuk I ka pasur ashtu le të themi bombastike që popullin ta përvetësoj në aspekt të fesë, ka qenë më lezher në këtë fushë dhe këtë e ka shpjeguar shumë mirë dhe ka funksionuar perfekt për dhjetë vjet, ngase ky ka qenë një teren I përshtatshëm për Serbinë që ta luftoj Kosovën përmes fesë. Sepse Serbia i ka thënë perëndimit se këta janë fundamentalist, ndërsa lindjes I ka thënë këta janë të krishterë”, thotë Merovci.