• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Pa njohje reciproke, PDK nuk do ta votojë marrëveshjen në Kuvend”

12/24/2022 21:57
nga:N M

Kurdo që mund të vije në Kuvendin e Kosovës për ratifikim marrëveshja finale Kosovë- Serbi e që aty nuk ekziston njohja, kryetar i partisë më të madhe opozitare, Memli Krasniqi ka thënë se si subjekt politik, nuk do ta votojnë një marrëveshje të tillë, raporton Gazeta Blic.

“Çdo marrëveshje duhet të vijë në Kuvend sepse është marrëveshje ndërkombëtare… tekstin që unë e kam parë nuk mund t`a votojmë. Tekstin e ri nuk e kam parë se di çfarë ndryshime ka por … disa prej vërejtjeve që janë bërë në draftin e parë janë të drejta, i kam parë vërejtet e kryeministrit Kurti në disa prej pikave dhe janë vërejte që i kishim bërë secili, a janë marrë ose jo parasysh unë nuk e di”, tha ai në emisionin “Blic Interview” me Astrit Gashin.

Krasniqi ka theksuar se i takon kryeministrit Kurti që ta kërkoj njohjen- ta arrij këtë objektiv.

“Kjo edhe ka qenë kërkesa ime prej fillimit, po plani është problematik si propozim aktual, por i takon kryeministit se ka përgjegjësi kushtetuese, sic thuhet t`i grahë kësaj pune, shko komentoj, insisto, bindi, nuk është se s binden ndërmjetësit kur e ke mirë dhe arrinë objektivat e shtetit tonë”, thotë ai.