Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, në “Blic InterView” ka dhënë deteja ekskluzive për takimin me diplomatin e lartë amerikan, Gabriel Escobar dhe kërkesat që ka pasur ai ndaj opozitës dhe informimin që ka bërë për liderët e opozitës për gjendjen në Veri dhe marrëveshjen finale Kosovë Serbi.
Ai ka thënë s veprimet apo taktikat e kryeministrit Albin Kurti, me veriun janë të rrezikshme dhe shkojnë në favor të Serbisë dhe Rusisë.
Sipas tij, me këto verime të stilit gueril Kurti dëmtoi rëndë raportet me SHBA, raporton Gazeta Blic.
“Z. Escobar ishte këtu për t’i sanuar disa rreziqe që veç ishin prezentë në situatën e sigurisë në veri të Kosovës, po ashtu t’i jep një shtytje marrëveshjes finale që në qendër ka njohjen Kosovë Serbi, por unë besoj për të mbrojtur edhe sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Pra, në një mënyrë kjo vizitë është dëshmi se Amerika nuk heq dorë, përkundër agjendës djallëzorë të Serbisë që me vjedh në situatat e tilla, situatës në Veri me vjedh nga gabimet dhe situatës me marrë nga ajo”, tha Haradinaj në emisionin “Blic Interview” me Astrit Gashin.
Haradinaj tha se Escobar e konfirmoi se askush nuk ka të drejtë t’i fus duart në veri.
”Amerika e konfirmoi se askush s`ka të drejtë t’i fus duart në Kosovë e në Veri. Z. Escobar i ka bërë një respekt të madh opozitës në vazhdimësi, pra mua më ka pritur në fillim të këtij viti në Departamentin e Shtetit, i priti edhe dy kolegët e mi nga PDK e LDK. Sa herë që ka ardhur na ka takuar, na ka mbajtur të informuar në vazhdimësi. Unë mendoj se kjo vizitë ka qenë shprehje e respektit për roli ne opozitë por jo kritikë për opozitën. Besoj që Kurti ka hyrë në një kurs të gabuar, situata e sigurisë, siguria dallon prej çdo lloje teme tjetër në përditshmërinë politike, udhëheqësit politik të partive politike shërbehen me emocione, shërbehen me populizma , shërbehen me taktika të caktuara qofshin edhe guerile për të tërhequr votë, por kur vjen çështja te siguria këto bien poshtë. Kurti me veprime te veta e ka nxjerr Kosovën në pozitë të pavolitshme, i ka bërë favore agjendës djallëzore e agresive të Serbisë dhe aleatët i ka nxjerr në pozita të mosdurimi, pra nuk po e durojnë më në taktikat e tij Kurtin”, vlerësoi ai.
VIDEO: