Lutfi Haziri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Blic Interview me Astrit Gashin, ka folur për situatën e krijuar të sigurisë në veriu e Kosovës, duke theksuar se sigurinë në pjesën veriore të Kosovës për momentin e e garanton vetëm prania e KFOR-it.
“Sigurinë për momentin e garanton vetëm prezenca e KFOR-it në kazerma. KFOR ka një mandat, falë të cilit ende nuk është shkaktuar ndonjë incident, i cili do ta nxjerrte KFOR-in në rrugë. Sepse nëse flasin, tash njerëzit thonë se duhet të reagoj KFOR-i që mos të bëhet vonë. Mandati tyre është i kufizuar për zgjedhjet në Veri të Kosovës, se a duhet të mbahen ose jo, si dhe për propozimin e përditësuar franko – gjerman për një marrëveshje finale Kosovë-Serbi, raporton GazetaBlic.
I pyetur se cka do të ndodh nëse KFOR-i del jashtë kazermave dhe pozicionohet te Ura e Ibrit, Haziri u përgjigj se për ruajtjen e sigurisë duhet të kujden palët, ngase sipas tij, KFOR-i nuk është forcë për mirëmbajtje dhe ruajtjen e sigurisë, por është një forcë detyruese.
“Pra, nëse palët e rrezikojnë sigurinë, KFOR-i kalon edhe mbi mandati e institucioneve të Republikës, që për herë të parë mund të ndodh pas shpalljes së pavarësisë, sepse prej shpalljes së pavarësisë ka qenë një bartje graduale e përgjegjësive në sektorin e sigurisë. Ngutja jonë, në thojza, për ndërtimin e ushtrisë ka qenë gjithmonë primare në Kosovë, por ju e din që në një shtet sovran edhe në rastin tonë, dy ushtri nuk mund të funskionojnë. Derisa ëshët KFOR me mandat në Kosovë, kapacitetet e FSK do të jenë të limituara edhe lëvizja e tyre do të jetë e limituar, edhe ushtrimi i detyrave ushtarake është i limituar.”, tha Haziri.