• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Sherifi: Ishim bashkë me Albin Kurtin e Visar Ymeri kur doli vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin: E la pa dhëmbë, Asociacioni s`mund të kafshojë Kosovën

11/26/2022 21:18
nga:Astrit Gashi

Për herë të parë publikisht Bilall Sherifi në Blic Interview me Astrit Gashin ka përmendur një moment kur Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte nxjerr aktvendimin për dokuementin për Asoacionin e Komunave me shumicë Serbe.

Ai kA thënë se kanë qenë bashkë Albin Kurti e Visar Ymeri, e në anën tjetër ai dhe Fatmir Limaj në një restorant në Prishtinë.

Sipas ti edhe pse vendimi i Kushtetueses ishte ne favor të Kosovës, Albin Kurti kishte thënë se duhet në çdo formë të kundërshtohet, qoftë përmes protestave në rrugë apo edhe në Kuvendin e Kosovës.

“Për herë të parë po e bëjë publike, mund ta pyesesh Visar Ymerin, kemi qenë në një restoran në qendër të Prishtinës kur ka dal vendimi i Gjykatës Kushtetuese, kanë qenë Visar Ymeri e Albin Kurti nga VV, Fatmir Limaj dhe unë nga ana jonë dhe kemi biseduar së bashku për aktvendimin e Gjykatën Kushtetuese se si do t`i qasemi, çka do të thotë kjo për neve. Visar Imeri më kujtohet shumë mirë mund ta pyesni, si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë “ne duhet të vazhdojmë ta kundërshtojmë edhe këtë, por duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të qartë se aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese ia ka thyer dhëmbët asociacionit, pra e ka lënë pa dhëmbë dhe si i tillë sipas Gjykatës Kushetuese nuk mund më të kafshoj, këtë e ka thënë Visar Imeri dhe ky ishte qëndrim i kryetarit të VV-së”, tha Sherifi.

Sherifi ndër të tjera ka thënë se Kurti në rast se dëshiron të bëjë marrëveshje me Serbinë e që nuk ka njohje mes dy vendeve dhe aosiciacion brenda saj, atëheherë duhet ta kthej mandatin në popull.

“Kurti për mendimin tim rregullat e lojës demokratike e kërkojnë një gjë të tillë, nëse ti dëshiron të dalë jashtë premtimeve elektrorale që është legjtime, por para se ta dalësh t`i kthehesh edhe njëherë sovranit dhe t`i thuash unë ju premtova se nuk mund ta bëjë këtë e këtë, mirëpo nga përvoja ime le të themi më këtë nivelin e lartë diplomatik, pra po e shoh se nuk është e mundur të ecë në këtë drejtim, unë ua kthej mandatin dhe ua kërkojë shërish tani më me premtimin se do ta bëjë Asociacionin – kjo do të ishte minimum i çdo politikani të dinjitetshëm, spese ka shumë dëshirë të shërbehet më fjalën dinjitet në raport me votesuti e tij në raport me qytetartë e Kosoëvs. Kurti nëse e ka pasur bindje luftën kundër Asociacionit, ai së pari ia kthen mandatin popullit sesa që e bënë, nëse e ka pasur lojë për pushtet, kauzë për pushtet, atëherë do të bëjë dhe nuk do t`i kthehet më popullit” vlerëson sekretari i NISMA.