• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Mustafa: Kosovën po e lëshojnë ata që kanë paga mbi mesatarën, lajm i keq për të ardhmen e vendit!

10/16/2022 21:21
nga:Gazeta Blic

“Kosova po zbrazët” është një seri e re e dokumentarëve të përgatitur nga Expose e cila ka nisur transmetimin në Kanal10.

Në pjesën e parë të dokumentarit është pasqyruar kriza e fuqisë punëtore e cila ka goditur sektorin e ndërtimtarisë, gastronomisë dhe prodhimtarisë.

Ikjen e fuqisë punëtore po e konsideron si fatkeqësi për vendin, Besian Mutafa deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së.

“Fatkeqësia më e madhe është se në të kaluaren, kemi pasur një largim të qytetarëve kryesisht të papunë ose në paga të ulëta, ose nën mesataren e pagave në Kosovë, që janë larguar për një jetë më të mirë, kurse viteve të fundit kemi një trend të ri, Kosovën po e lëshojnë ata që janë të punësuar ose kanë paga mbi mesatarën për të kërkuar një standart më të mirë të jetesës përtej kufijve të Kosovës dhe kjo është një fatkeqësi dhe lajm i keq për të tashmën dhe të ardhmen e vendit tonë”, tha Mustafa.

Në këto rrethana, kërkesat Mustafës, janë për një intervenim të menjëhershëm të shtetit në ngadalësimin e trendit të ikjes së qytetarëve, sepse ndalimi më nuk është si mundësi.

“Qeveria e Kosovës do duhej që të kishte një strategji dhe plan operativ më të qartë se si të bëjë progres në dy drejtime, e para që të ketë një takim të saktë mes nevojave të tregut të punës dhe asaj çfarë ofron sistemi arsimor në Kosovë, qoftë sistemi arsimor në Kosovë, qoftë ai klasik apo ai dual i shkollave profesionale dhe njëkohësisht të ofroj një zhvillim ekonomik që do të rriste standartin e jetës në Republikën e Kosovës, kjo e dyta e rëndësishme veçanërisht sepse siç tham edhe më herët edhe ata që kanë një pagë mbi mesatare po e lëshojnë Kosovën jo vetëm për një vend të punës por për të kërkuar një standart më të lartë të jetesës, prandaj edhe zhvillimi i përgjithshëm ekonomik në Kosovë do të ngriste nivelin e jetesës, gjë që tani rinia mirë e shkolluar dhe që ka qasje në nivelin ndërkombëtar, kërkesat nuk i ka veç për vendin e punës por edhe një standart më të mirë të jetesës”, tha ai.

Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin e plotë: