• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Eksperti i sigurisë në punë: Këta janë katër faktorët që ndikojnë në rastet me fatalitet!

04/08/2022 20:20
nga:Astrit Gashi

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në televizionin Kanal10  dokumentarin “Zanati i Vdekjes”, ku është trajtuar gjendja në sektorin e ndërtimtarisë dhe shkaqet e vdekjeve të punëtorëve.

E shkaqet pse ndodhin rastet me fatalitet, eksperti i sigurisë dhe shëndetit në punë Ruzhdi Feka, përmend katër faktor.

“Kemi menaxhmentin si faktor kyq i zhvillimit të një programi ose një fuqie udhëheqje në ndërmarrje, paisjet jo të duhura ose të pa përshtatshme për kapacitetet punuese kemi ambientet punuese dhe si pjesë e katërt e kemi sjelljen njerëzore, kur jemi tek kjo e fundit na del që mbi 50% të rasteve të cilat aludojnë deri në 70% që vjen si pasojë e kësaj. Kur jemi tek niveli i shkeljes ose sjelljes njerëzore aludojmë tek programet jo të duhura duke i përfshirë sistemet e menaxhimit të rrezikut brenda ndërmarrjes, sistemet e menaxhimit të sigurisë si terësi e kërkesave ligjore, duke i përfshi edhe standartet ndërkombëtare të cilat janë praktika të mira për zhvillimin e këtyre kapaciteve, por jo vetëm kjo, kemi të bëjmë edhe me një kontrollë jo adekuate të sistemit të brendshëm të menaxhimit në një ndërmarrje, këta janë faktorët e rrezikut që praktikisht po na ndodhin lëndime, vdekje ose po na xhenerohen edhe sëmundje profesionale”, tha Feka për Expose.

Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin e plotë: