• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Shitja e parave të falsifikuara në TikTok, eksperti i sigurisë kibernetike flet për rrezikun që i kanoset vendit nga ky aplikacion!

04/01/2022 22:16
nga:Astrit Gashi

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte në televizionin Kanal10 ka transmetuar dokumentarin “Falsifikimi që rrezikon Kosovën”.

Në këtë dokumentar trajtohet qarkullimi i shtuar i parave të falsifikuara i cili rrezikon destabilizimin ekonomik të vendit.

Për dallim nga e kaluara kur paratë e falsifikuara janë tregutar në platforma ilegale si “Dark Web” aktualisht një fenomen i tillë negativ është prezent në rrjetin social “TikTok” i cili ka një shtrirje të madhe në Kosovë, raporton GazetaBlic.com

E për këtë ka një shpjegim eksperti i sigurisë kibernetike Mentor Hoxha.

“Kohëve të fundit kemi një numër jashtëzakonisht të madh të mashtrimeve të ndryshme, po thuasje të gjitha rrjetet sociale, qoftë në TikTok apo kudo e cila është një hapësirë digjitale e cila nuk ka asnjë kufizim ku mund të gjeni po thuajse gjithçka. Në të kaluarën, postimet e tilla iligale mund ti takonim vetëm në dark web dhe është mjaft interesant për shfrytëzuesit e rrjeteve sociale kur shfaqen në një rrjet social. Mashtrimet e tilla nuk mund të shfaqen në Facebook apo në Instagram për shkak të politikave strikte, por në këtë rast në TikTok është duke u shfrytëzuar një hapësirë digjitale po thuajse pa kontrollë e cila po shfrytëzohet nga keqbërësit”, tha Hoxha në Expose.

Ky ekspert i sigurisë kibernetike derisa flet për pasojat e kësaj dukurie negative, e cila ekspozohet para çdo lloj moshe, pretendon se përmes blerjes së stimuluar, e cila nënkupton përfshirjen e policisë në tregtimin e parave të falsifikuara mund të luftohet ky fenomen i cili ka për qëllim destabilizimin financiar.

“Në rastin tone Kosova duhe të kishte blerje të stimuluar, aktiviteti i blerjes së stimuluar dhe ky aktivitet mund të realizohej për luftimin e veprimtarive ilegale.

Derisa në të kaluarën për të marrë një shërbim ilegal ju është dashur të hyni në dark web dhe kemi një numër të vogël të personave që njohin këtë platformë, në hapësirën digjitale në TikTok është lehtë e qasshme dhe kjo tregon se qytetarët janë lehtë të qasshëm ndaj mashtrimeve dhe personave që merren me aktivitete ilegale e kanë të lehtë të ofrojnë shërbime, paratë e falsifikuara nuk janë problem vetëm për Kosovën është problem evropian ngase mund të destabilizojë komplet sistemin monetar”, u shpreh Hoxha.

Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin e plotë: