• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Këto janë masat që ka marrë Kroacia për tejkalimin e krizës ekonomike

03/25/2022 22:35
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në televizionin Kanal10 dokumentarin “Një popull në mëshirën e fatit”.

Në këtë dokumentar Expose ka pasqyruar masat që kanë marrë shtetet e rajonit për tejkalimin e krizës ekonomike.

Në Kroaci është hequr akciza për derivate, veprim ky i cili ka parandaluar ngritjen e çmimeve.

“Masat të cilat i ka marrë janë, kuponat për pjesën e shoqërisë që është me varfër në mënyrë që me ata të blihen gjerat e nevojshme, qeveria këtu ka ndërhy dy herë duke ulur çmimin e naftës, ka ulur edhe taksat për disa produktet deri në 25% dhe këto janë disa prej masave që po i merr për të kaluar krizën e cila po vjen si pasojë e luftës në Ukrainë, në Kroaci nuk po ndihet mungesa e vajit dhe shiqerit dhe miellit, ende nuk ka ndodhur ajo çmenduria në markete që të gjithë ti blejnë”, tha Gentiana Fana shtetase e Kroacisë.

Megjithatë sipas saj edhe shteti kroat përballet me ngritje të çmimeve, ndonëse jo në masë të njëjtë çfare janë në tregun kosovar.

“Më së shumti këto rritje të çmimeve po vërehen tek produktet bazike, çumshti nga 80 cent kurse tani është 1 euro, vaji që ka kushtuar 1.50 tani është 2.50 euro, andaj invervenimi i qeverisë ka për qëllim rritjen e çmimve”, tha Fana.

Dokumentarin e plotë mund ta ndiqni më poshtë: