• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kriza ekonomike, rriten pensionet në Maqedoni – Gazetari shqiptar tregon sa është çmimi i naftës atje!

03/25/2022 22:31
nga:Astrit Gashi

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në televizionin Kanal10 dokumentarin “Një popull në mëshirën e fatit”.

Në këtë dokumentar Expose ka pasqyruar masat që kanë marrë shtetet e rajonit për tejkalimin e krizës ekonomike.

Në Maqedoninë e Veriut janë ngrirë çmimet ekzistuese të produkteve bazike për jetesë, ndërkohë që janë rritur edhe pensionet.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në 10 ditët e fundit ka sjellur tri pako për të kaluar krizën ekonomike, ndër masat e para ishte ngrirja e çmimeve në bazë të shportës ditore për qytetarët, pra produktet bazike që i konsumojnë qytetarët çdo ditë, si masë e dytë ishte heqja e akcizës së naftës dhe për rrjedhojë çmimi për litër është më i liri në rajon dhe masa e tretë është heqja e TVSH për produktet bazë të prodhimit dhe të importeve ndërkaq tani po diskutohet edhe heqjen e doganës për produktet bazike, masa këto që tani kanë dhënë efektet e para. Po ashtu edhe pensionet janë rritur për 15 euro është shumë simbolike megjithatë mbulon një pjesë të rritjes së çmimeve të cilat kanë ardhur si rezultat i krizës ekonomike që kanë përfshirë rajonin dhe të gjitha vendet e botës“, tha gazetari nga Maqedonia Ardian Kerimi.

Shteti maqedon, sipas tij ka në plan edhe pezullimin e të gjitha projekteve kapitale të parapara për këtë vit, në mënyrë që mjetet financiare të ndahen për qytetarët, për tejkalimin e krizës ekonomike.

“Po bëhet një plan që një përqindje e madhe mbi 60% e investimeve kapitale të ngrihen dhe të alokohen mjetet për tejkalimin e krizës, në tri vitet e ardhshme nuk do të ketë rrugë dhe institucione të reja megjithatë qytetarët nuk do të ndjejnë mungesën e ushqimit dhe mendoj se kjo është primare”, tha Kerimi.

Dokumentarin e plotë mund ta ndiqni më poshtë: