• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Opozita: Qeveria ka dështuar në furnizimi me kohë me rezerva, Kurti është tallur me qytetarët!

03/18/2022 22:20
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në televizionin Kanal10 një emision mbi efektet e luftës në Ukrainë, në tregun kosovar.

Nga partitë opozitare që të martën kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës lidhur me ngritjen e çmimeve thonë se Qeveria Kurti ka dështuar në menaxhimin e situatës ekonomike e cila ka goditur në masë të madhe xhepat e qytetarëve.

“Qeveria do duhej të merrte masa parandaluese më herët, do duhej të merrte masa inspektuese më herët dhe zyra e KM si dhe trupat inspektuese kanë deshtuar para këtij procesi, kemi dështuar edhe në pjesën e sqarimit, institucionet e shtetit kanë proklamu situatën tej mase të rrezikuar në fushën e sigurisë pastaj rrjedhin problemet zinxhir. Shteti ka dështuar edhe në furnizimi me kohë me rezerva, ka dështuar në sigurimin e linjave emergjente, në këtë relacion veprimet qeveritare dalin 1 ose  2 muaj pas dhe praktikisht situata është jashtë kontrollit”, tha për Expose deputeti nga radhët e PDK Ferat Shala.

“Kemi enormë të ngritjes së çmimeve bazike që shkojnë në disfavor të qytetarëve, nëse marrim të gjitha çmimet kemi rritje 7.3% dhe kjo është shqetësuese dhe nëse vazhdohet edhe në muajt në vijim, e sidomos kriza që e ka bërë të vetën ne e dimë që kemi krizë globale me evazionin në Ukrainë, por qeveria është dashur ta studiojë këtë çështje e të mos tallej, kur thoshte se nuk qenka litra e vajit 3.5 por 3.49, a nuk është tallje”, u shpreh deputeti nga AAK Pal Lekaj.

Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë: