“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” ka transmetuar një dokumentar lidhur me mundësitë e përhapjes së një konflikti të ri në Ballkan, pas luftës Rusi – Ukrainë.
Situatë kritike parashihet të jetë data e mbajtjes së zgjedhjeve nacionale serbe të cilat nuk do të lejohen të mbahen në vendvotimet në territorin e Kosovës.
E një situatë e tillë besohet se mund të shfrytëzohet si pretekstë nga pala serbe për të nxitur konflikt ndëretnik.
“Zgjedhjet që do të mbahen me 3 Prill në Serbi, siç e dimë qëndrimi politik është të mos lejohet hapja e vendvotimeve në Kosovë, por mendoj se duke e njohur mentalitetin diktatorial të Vuçiqin, në momentin që nuk do të lejohet një gjë e tillë në Kosovë, për të do të ishte një humbje e madhe politike dhe kjo mund të mirret si pretekst dhe mundësia për ndonjë ekses të natyrave që nuk kemi zbuluar”, tha për Expose Fatmir Sheholli, drejtuesi i Institutit për Afrimin e Marrëdhënieve Ndëretnike.
Por çfardo që mund të ndodh të dielen e parë të Prillit të këtij viti, Institucionet e Kosovës mbeten të pa lëkundura në qëndrimet e tyre.
“Ne ua kemi bërë të qartë edhe Serbisë edhe të gjithë atyre që kanë qenë të interesuar të bëjnë me gabimet e së kaluarës, ua kemi bërë të qartë se nuk do të lejohet një gjë e tillë ne jemi të vendosur që asgjë të mos lejojmë që cenon sovranitetin e Kosovës edhe me çmimin që si të dojnë ata le ta cilësojnë, ne kemi Kushtetutën në rëndë të parë dhe ligjet, kjo është kryesorja dhe të mos lejojmë që të shkilet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës”, tha për Expose Enver Dugolli, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV.
Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin e plotë: