“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sot ka transmetuar një dokumentar për betejën e Prekazit dhe rënien e familjes Jashari.
Komandanti legjendar Adem Jashari, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes bënë rezistencë heroike duke e ruajtur vendin e tyre, në një luftim të ashpër që u zhvillua për tri ditë rresht përballë një ushtrie të terë serbe e cila kishte rrethuar Prekazin me datën 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998.
Nga kjo betejw u vranë 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe Komandantin legjendar Adem Jashari. Viktima më e re ishte Blerina, vajza 7 vjeçare e Hamëz Jasharit e cila kishte qëndruar gati deri në momentet e fundit pranë motres Besarta Jashari, e cila është e mbijetuara e vemte e kësaj beteje.
Sakrifica sublime e familjes Jashari, ndryshojë rrjedhen e ngjarjeve historike të vendit, duke nxitur qindra mijëra luftëtarë të tjerë t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën kundër forcave policore dhe ushtarake serbe.
“Unë në atë kohë isha 39 vjecar, motiv kryesor për me kap pushkën në dorë me i dalë përballë barbarie serbe, ka qenë sakrifica hyjnore e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes legjendare Jashari”, tha Nusret Pllana, gazetar lufte.
Rreth tre muaj pas rënies heroike të familjes Jashari, Pllana ishte bërë pjesë e UÇK një forcë politiko–ushtarake e popullit shqiptar të Kosovës e cila ishte aktive mes viteve 1990–1999.
“Prej një ushtrie guerile e një komandanti legjendar që vritet shumë herët, në vend që ajo ushtri të kapitullojë, në UÇK ndodh e kundërta, shndërrohet në një ushtri të mirëfillt dhe në mars të vitit 99 bëhet ushtri tokësore e NATO-s që do të thotë ishte një ushtri që nuk bëri krime dhe gjenocid mbi popullin e armikut, por thjeshtë bëri luftë titanike kundër ushtrisë dhe policisë serbe deri në kapitullimin e plotë të saj kur ne e mbyllim transmetimin e programeve tona”, u shpreh ai.
Duke qenë folësi i parë i Radios ”Kosova e lirë” për të lajmi më i mirë që e kishte dhënë ishte ai për kapitullimin e forcave ushtarake dhe policore serbe.
“Lajm më të bukur të pritur me shekuj që është dhënë nga RadioKosova e lirë, ai zë nuk ka qenë i Nusret Pllanes, por ai zë ka qenë pikërisht i Komandantit Legjendar Adem Jashari i cili ka qenë dhe do të mbetet sinonim i një figure hynore të popullit shqiptar, se si luftohet dhe vdiset për atdhe”, tha për Expose Pllana.
Më poshtë dokumentari i plotë: