Expose prodhim medial i GazetaBlic sonte ka transmetuar në Kanal10 dokumentarin e titulluar “Fabrikën e Kancerit”.
Në këtë dokumentar është trajtuar rasti i ish-punëtorëve të ndërmarrjes shoqërore “Salloniti” në Hanë të Elezit.
Expose merr vesh se kompenzimi për dëmet shëndetësore për punëtorët e kësaj ndërmarrje pritet të bëhet në vlerë prej 702 për çdo vit të punës në këtë fabrikë.
Ndonëse aplikimi kishte nisur nga viti 2011, asnjë nga punëtorët e nuk ka marrë dëmshpërblimin që ju takon as 11 vite më vonë.
“Aplikimi është bërë menjëherë në 2011 por AKP e ka zgjatur deri në 2014, në atë vit na është e njohur e drejta për dëmshpërblim, secili punëtor e ka vendimin se në çfarë shume do të kompenzohen, 250 punëtorë është numri i punëtorëve që është prekur nga kanceri, të gjithë kanë vdekur, 230 të tjerë janë gjallë, është vështirë kur vizitojmë kolegët dhe shohim se si nuk kanë mundësi me i siguru barrnat kundër kancerit, 11 vite kanë zgjatur procedurat dhe ende hala nuk ka asgjë, kjo është mekatë i madh se si nuk realizohet një vendim i tillë”, tha Mefail Bajramaliu, ish-punëtor i “Salloniti”-t.
Nga koha e aplikimit, ky ish-punëtor se bashku me përfaqësues të sindikatës po thuajse çdo vit kanë trokitur në dyert e AKP-së dhe institucioneve tjera të vendit për të kërkuar të drejtën e tyre, por që kërkesat e tyre del të kenë hasur në vesh të shurdhër.
“Prej AKP-së sa herë që kemi shkuar, na është thanë pritni se brenda muajit ka me u realizu e qesin pengesë kryesore se kemi lëndë të pa shqyrtume ende. A me shëndetin e njeriut nuk bie në hesap asgjë”, u shpreh ai.