“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte nga ora 22:10 në televizionin Kanal10 transmeton një intervistë me Zenun Pajazitin, i cili në kohën e shpalljes së Pavarësisë ishte Ministër i Punëve të Brendshme.
Në këtë intervistë, Pajaziti për herë të parë rrëfen prapaskenat e organizimit të shpalljes së Pavarësisë.
- Kur e kishte mësuar ai datën e shpallje së Pavarësisë?
- Si është menaxhuar situata e sigurisë në vend më 17 Shkurt të vitit 2008?
- Çfarë veprime kishte ndërmarrë për ta mbajtur nën kontrollë situatën në Veri të Kosovës?
- Pse pikërisht 17 Shkurti është caktuar të jetë data e shpalljes së Pavarësisë?
- A është dashur ta lexoi dikush tjetër deklaratën e Pavarësisë?
Për këto dhe shumë çështje tjera, do të mund të merrni përgjigje sonte nga ora 22:10 në Kanal10 dhe në GazetaBlic.