Kosova rrezikon të përballet me mungesë të fuqisë punëtore, ç’ka do të prodhonte probleme të tjera mbi ekonominë e vednit, raporton Gazeta Blic.
Ende nuk kemi një veprim të Qeverisë Kurti, për të parandaluar një gjë të tillë.
Madje, kërkesat nuk janë përfillur as për pagën minimale, ndonesë zotim i Kurtit ishte ngritja e saj në 300 euro.
Në këtë kontekst, zhgënjimi i qytetarëve ka filluar të shprehet në masë më të madhe.
Këtë po e thotë edhe një njohës i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj.
“Përderisa partitë politike mirren me gjëra dytësore, normal që mbetet anë qytetari dhe kësisoj ai duhet të gjejë një rrugë për të ardhmen e familjes, por në këtë kontekst, partitë politike e kanë barrën e konsiderushme, e sidomos në këtë rast partia në pushtet e ka barren me të madhe, por si duket agjenda e kësaj qeverie që kam dashur të besoj se do të jetë në mirëqenien e qytetarëve, por ajo si duket interesimin e ka tek shoë në politik për të treguar se është e paluhatshme.Në afat të gjatë kjo do të jetë shumë e dëmshme sepse qytetari nuk do ja falë, kjo qeveri ka marrë besimin më të madh që nga paslufta nga qytetarët, por besimi i madh ndaj kësaj qeverie është duke u venitur çdo ditë”
Ky njohës i ekonomisë, barrën për zhgënjimin e qytetarëve nga situata e krijuar në vend u hedh edhe bizneseve, të cilët sipas tij u kanë hyrë në hak me paga të vogla punëtorëve.
“Bizneset janë duke korruar atë që kanë mbjellur për faktin se deri më tani, bizneset kanë pasur një shtratë jashtëzakonisht të mirë sepse nuk i kanë përfillur kontratat dhe pagat… Me ato paga nuk mund ta mbash vetëvetën se lere me familjen, por ato duhet ta ndryshojnë qasjen në mënyrë që të rritet paga minimale dhe të respektohen kontratat, që punëtori të ketë dinjitet… Normal që secili person tenton të largohet nga vendi, por kjo është e pakuptim, por kjo është një mekat sepse ne po hym ne hak me ata persona që kanë dhënë jetën për të mirën e vendit, por deri më tani nuk ka sinjale”
Derisa flet për pasojat, njohësi i ekonomisë Mustafë Kadriaj përmend edhe një dukuri tjetër negative që mund ta prodhojë migrimi i fuqisë punëtore, atë të ndryshimit të strukturës etnike në vend.
Sipas tij, në një të ardhme të afërt në vend do të shtohet numri i qytetarëve nga Azia e largët, të cilët sipas tij do të vijnë këtu për një jetë më të mirë dhe në mungesë të fuqisë punëtore.
“Përderisa nuk kemi paga të dinjitetshmë, përderisa nuk kemi kontrata të dinjitetshme, zakonisht po tentoj ta vlerësoj në sektorin privat ku fuqia punëtore është e rrezikuar dhe në këtë kontekst secili i punësuar tenton të largohet nga vendi dhe kjo duhet të jetë një alarm për qeverinë aktuale, mund të ndryshohet edhe konfiguracioni i demografisë për faktin se nëse largohet fuqia punëtore, liria dhe kapitali njerëzor do të përballemi me dynjë nga azia e largët..” tha Kadrijaj për dokumentarin “Expose”, raporton Gazeta Blic.