“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte nga ora 22:10 në televizionin Kanal10 transmeton një dokumentar për zbrazjen e Kosovës.
Skendër Krasniqi nga Oda e Afarizmit të Kosovës, për mungesën e vendeve të punës, një faktor tjetër shtytës për migrim, ka akuzuar qeveritë për mungesë të investimeve të huaja, çka do të gjeneronte punësim për të rinjë, në mënyrë që Kosova sot mos të ishte e para në listën e vendeve me migrimin e të rinjëve.
“Kjo është arsyja, në nuk kemi popullësi të madhe 70% të tyre janë të papunë, njerëzit që po kryjnë shkolla nuk po arrin të gjejnë punë, nuk ka ardhje të ivestitorëve dhe shteti gjatë kësaj kohe shteti nuk ka arritur ta kalojë një investitor gjatë këtyre tri viteve, ligji për invesitme strategjike ka kaluar gjatë vitit 2020 për tërheqjen e investitorëve dhe punësimin e të rinjëve. Ne në kontinitet kemi bërë përpjekje duke kërkuar anga qeveria dhe ministria e arsimit që të kemi një ndërlidhje nga kërkesat që janë në treg, fatekqësisht as ata e as këta nuk janë duke punuar që të kemi një arsim më profesional që rinia ta gjejë vetën në Kosovë, si rezultat i kësaj ne kemi një eksod si asnjë vend nuk e ka, ne bazë të statistikave jemi vendi i parë për largimin e të rinjëve, këtë punë qeveria duhet ta bëjë duke mbështetur bizneset dhe të bëjë një arsim me adekuat që të rinjtë tanë të kryejnë shkolla e të mos gjejnë vende të punës”, tha Krasniqi.
Sipas tij, gjendja e bizneseve është e vështirë veçmas nga përiudha e pandemisë, pasi që sipas tij Qeveria e Kosovës ka stagnuar në raport me vendet e Ballkanit, me përkrahjen e ofruar ndaj bizneseve.
“Në përgjithësi gjendja në vend prej Covid-19 është më e vështirësuar sic nuk ka qenë më herët, nuk është pritur nga bizneset e as nga shteti, duke marrë parasyshë gjendjen mund të themi se Kosova ka stagnu në raport me vendet e Ballkanit dhe Evropës sepse nuk ka pas një kontinitet me përkrahje financiare për bizneset, si rezultat i saj ka pasur edhe lëkundje të vendeve të punës nga ana e bizneseve në pamundësi të mbajtes së bizneseve në punë dhe në pamundësi të mbajtjes së tyrë pas mbylljes nga ana e qeverisë. Kësisoj ata punëtor kanë kërkuar punë diku tjetër që një pjesë e madhe po kërkon punë edhe jashtë vendi, pasi që bizneset nuk kanë pasur mundësi me i mbajtë ata dhe as shteti nuk ju ka qëndruar afër”, tha ai.
Më poshtë e gjeni dokumentarin e plotë: