• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Rrëfimi i babait për fëmijët e mbytur në gropë, ja si kishte ndodhur ngjarja tragjike! (VIDEO)

12/24/2021 22:22
nga:Gazeta Blic

“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar një dokumentar për rastin e dy fëmijëve të mbytur në një gropë në lagjen Kolovica të Prishtinës, 6 vite më parë.

Fëmijët Florent dhe Florentina Mramori vëlla e motër, njëri i moshës 11 e tjetri 13 vjeçare e kishin humbur jetën në mënyrë tragjike në një gropë të hapur kohë më parë, e cila ishte shfrytëzuar nga disa kompani private për të marrë zhavorin.

Quditërisht për rastin përgjegjesinë nuk e ka marrë askush as rreth 6 vite më vonë.

Expose në këtë dokumentar ka publikuar rrëfimin e babait të dy fëmijëve të vdekur në këtë gropë, Muhamet Mramori, i cili ka treguar një kronologji të ngjarjes tragjike.

Ne s’kemi pasur dijeni se është ajo thellësi e gropes aty, ne kemi parë që po mirret zhavor aty por që ka edhe gropë aty ne nuk e kemi ditur, aty u grumbullojke ujë të shijut por që është aq thellë nuk e kemi ditë, por atë ditë djali ka shkuar me lu edhe djali ka rrëshqit dhe ka rënë poshtë, qika ka shku me shpëtu por s’ka mujt. Fëmijën nuk mundet me harru njeriu, si po dalë prej dere po e shoh vendin, ajo po na rëndon më shumë, më e keqja është që s’po ki kujt me i thanë as me ju anku askujt, ne e dim që fëmijën nuk mundemi me i kthy, por le të dihet se kur ndodhin gjana të tilla nuk është lehtë me jetu, së pari shpresa për jetë s’ki“, u shpreh Mramori.

Por sfidat për familjen Mramori nuk kishin përfunduar këtu. Barra e vuajtjeve ishte bërë me e madhe me vajzën tjetër që ishte përjpekur të shpetonte vëllun dhe motren e saj përmes një shkopi, por që nuk ia kishte dalur.

Qika ma s’telashi kemi pas me të, një i rritur me përjetu atë është e rëndë se jo për një 9 vjecare, shpesh herë thojke pse e lëshojsha shtagën e pse nuk bijsha edhe unë, me zor ne u dashtë me u ba të fortë, kur don njeri me ngushëllu vetën thotë qa kishim ba me mbet pa asnjë, po apet na ka lanë zoti një, u dashtë me zor me u ba të fortë, por ne brendësinë tonë i dim krejt, tani po duhet prap me mbet gjallë e mos me hjek këta që janë mbet, për rast, këta nuk janë tu ba kurgjo valla“, tha për Expose, baba i dy fëmijëve të mbytur në gropë.

Më poshtë ju sjellim emisionin e plotë: