• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

A mund të kthehemi në terr energjetik sikurse para 20 vitesh? Përgjigjet eksperti i energjetikës

12/17/2021 20:59
nga:M K

Kosova në fillim të viteve pas çlirimit është ballafaqaur me mungesë të tmerrshme të energjisë elektrike për shumë arsye.

Por, a për shkak të krizës energjetike në vende të ndryshme dhe krizës së brendshme që i rrezikohet sistemit energjetik në vend, Fadil Ismajli ka treguar nëse Kosova mund të përjetoj tmerrin energjetik sikur dy dekada më parë.

“Nuk mundem pa e përmendur në radhë të parë që 22 vjet prej pas luftës që këto kapacitete edhe ashtu të vjetruara, arritën ende të sgurojnë energji elejtrike për këtë vend dhe për këtë një falemnderim i vecant të gjithë punëtorët, inxhierët, teknikët e të tjerët që arritën me këto kapacitet të prodhojnë rrymë. Asnjë megavatë të ri që 20 vjet nuk e kemi shtuar. Këtu është problemi afatgjatë që duhet menduar çka do të bëjmë tutje.

Nga kapacitetet e reja që menduam edhe patëm investitorin që erdhi këtu Countur Global i cili fatkeqësisht u tërhoq. Asnjë prej qeverie tri qeveri janë ndërruar edhe asnëjra nuk i morri për bazë atë që unë ja dhash me shkrim, që unë ia dhash në momentin që është tërhiqur investitori. Neve kemi mundur vet të ndërtojmë termocentralin me mjete tona, ose një opsion tjetër t`i afrohemi Shqipërisë sepse ajo ka nevojë për një ngarkesë bazike që vjen nga thëngjili dhe cka po shoh unë po hiqet dorë për ndërtimin e kapciteteve të reja”, vlerëson ai.