• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Fadil Ismajli: Këta janë tre faktorët që ndikuan në krizën energjetike globale

12/17/2021 20:28
nga:M K

Fadil Ismaili ekspertë i fushës së energjetikës ka folur rreth krizës energjetike që ka përfshirë Kosovën.

Ai ka përmendur tre faktorë kryesorë:

“Kosova s`ka hyrë, por është përfshië paramisht prej kzirës dhe është e pamundur me i ik. Edhe vende shumë më të fuqishme ,vende stabil që kanë furnzimin të energjsië elektrike, të cilat me kohë i kanë planifikuar kapacitet energjetike dhe si do ta garantojnë sigurinë e furnzimit me rrymë.

Kjo krizë globale ka ardhur si rezultat i disa faktorëve : Sipas meje dhe asaj që shohim e lexojmë një prej faktorëve është menaxhimi jo adekuat i periudhës së tranzicionit me energjinë elektrike, pra kalimi gradual prej furnizimit nga fosile që nënkuptohet heqja dorë nga thëngjilli, besa edhe prej gazit besa dhe prej derivateve të naftës e kështu me radhë, në energji të ripërtrishme, dhe këtu ka pasur një nguti që duke dashur sa më parë të kalohet në energji që është më e përshtatshme për ambientin dhe në Everopë janë ngutur me ndalje e shumë termocentraleve, të cilat prodhojnë me thëngjil por edhe me mazut dhe kështu me radhë.

Këtë krizë e ka ndihmuar problemi i energjisë nga era sidimos Evropa që bazohet te mullinjt me erë që janë të instaluar në detin verior, ku këtë vit dhe për çudi ka pasur erë 30 deri në 35 për qind më pak sesa vitet e kaluara, bile llogaritet në 50 vitet e fundit nuk ka pasur erë më pak sesa këtë vit dhe kjo ka ndikaur më 30 ose 35 për qind me pak energji dhe faktori i tretë është gjeopolitik, ndikimi i Rusisië meqë pjesa më e madhe e gazit vjen nga Rusia, Irani e vende të tjera e ku vendet e Evropës që ngrohen me gaz e kanë harxhuar gazin para kohe (rezervat me gaz)”, thotë ai.