“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka publikuar pjesën e dytë të dokumentarit për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, të cilët janë duke hasur në vështirësi me ligjin që nuk ua njeh statusin dhe të drejtat e tyre.
Expose sjellë rrëfimin e Kadri Beqirit nga Podujeva, i cili para 16 vitesh ka humbur ndjeshmerinë në ekstremitetet e poshtme dhe tani nuk e gëzon të drejtën për beneficion në bazë të gjendjes shëndetësore.
Ligj në fjalë ishte inicuar nga organizata HandiKosi dhe ishte miratuar në vitin 2016 në Kuvendin e Republikës së Kosovës, por tek një vit më vonë kishte gjetur zbatim, shkruan GazetaBlic.com
Telashet me këtë ligj kishin nisur pas dorëzimit të dosjeve për njohjen e statusit të personave paraplegjik dhe tetraplegjik, vendimet e komisionit vlerësues në Ministrinë e Punës dhe Financave, në kuadër te të cilit funksionon departamenti i pensioneve kishin krijuar vështirësi të mëdha për personat në karrocë.
Ekipi i Expose ka realizuar një hulumtim për këtë çështje dhe nga gjetjet që ka siguruar, del se komisioni vlerësues ka bërë lëshime në disa raste në përcaktimin e grupeve të këtyre personave, siç është rregulluar me ligj.
Shkeljet ligjore janë konstatuar edhe me disa vendime të formës së prerë nga gjykatat në vend që më pas kanë detyruar komisionin në fjalë të bëjë rivlerësim të rasteve.
Emisioni i plotë: