• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Drejtuesi i “HandiKos”: Mbi 20 personave në karrocë shteti ua ka mohuar të drejtën për pension

12/10/2021 22:22
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” këtë të premte ka publikuar një dokumentar për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, të cilët janë duke hasur në vështirësi me ligjin që nuk ua njeh statusin dhe të drejtat e tyre.

Drejtuesi i organizatës “HandiKos” Afrim Maliqi, në një rrëfim për “Expose” pretendon se janë dhjetëra raste kur komisioni vlerësues ka vendosur në kundërshtim me gjendjen shëndetësore të rasteve, duke ua mohuar të drejtën për beneficion në bazë të gjendje shëndetësore të cilën ata e kanë.

Maliqi, konsideron se i gjithë procesi i vlerësimit të personave paraplegjik dhe tetraplegjik duhet të bëhet vetëm nga një komision, në mënyrë që mos të vështirësohet procesi i vlerësimit të tyre dhe të has në kundërshti me raportet apo konstatimet tjera mjekësore, shkak ky për të cilin ata detyrohen të zgjidhin rastet përmes gjykatave.

Më poshtë ju sjellim emisionin e plotë: