• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Eksperti i sigurisë: Mungesa e planit operativ në aksionin e fundit ka zbehur qëndrushmerinë e vendit

10/02/2021 18:48
nga:Y I

Eksperti i sigurisë në vend Drizan Shala, është kritik ndaj institucioneve të vendit për mënyrën e përdorimit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në aksione të tilla si ky në veri.

Sipas tij, cdo veprim i Policisë së Kosovës në pjesën veriore duhet të bëhet në bashkëpunim me SHBA-të.

“Nëse analizojmë ç’ka kemi arritur me intervenimet në pjesën veriore, përpos që kemi krijuar precedent politik, kemi bërë që politika serbe të ndërtoj narracion se Kosova më nuk është viktimë, por tani Kosova është shndërruar në një agresor, pra veprimet e tilla janë për të garantuar rend dhe ligj, por këto duhet të bëhen në bashkërëndim me ndërokombëtarët. Duke e parashtruar edhe planin e operimit në atë pjesë, ndërsa me këtë veprim që ka bërë tani qeveria Kurti shihet se ka mosdakordim, sepse kemi pasur edhe kritike nga qeveria Amerikane, pastaj edhe diplomatet tjerë, duke na bërë të kujtojmë se Kosova është në mbikqyrje sipas rezulutës 1244. Një veprim të tillë që ka bërë që Kosova nuk është ende i pavarur dhe se cdo veprim i PK duhet të jetë në koordinim me ta në atë pjesë”

Shala thotë se mungesa e planit operativ në aksionin e fundit ka zbehur qëndrushmerinë e vendit.

“Me këtë plan operativ është zbeh qëndrushmëria e Kosovës në atë pjesë, sepse kemi treguar që nuk kemi plan dhe nuk e kemi analizuar mirë këtë veprim policor, kemi bllokuar Njësitë Speciale me gjithë arsenalin e tyre në pikën 1 dhe 31. Është pamundësuar qasja e lëvizjes së lirë për të cilën policia e ka për obligim të bëjë lëvizjen e lirë, pra këto veprime kanë prodhuar dërgimi i Policisë së Kosovë në atë pjesë” tha Shala në dokumentarin Expose raporton Gazeta Blic.