Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, ka qenë i ftuar në një intervistë për emisionin EXPOSE prodhim medial i Gazeta Blic për televizionin Kanal10.
Ai ka treguar edhe mënyrën se si ka arritur të fitojë 3 palë zgjedhje duke garuar si kryetar i pavarur dhe pa shpenzuar mjete financiare për fushatë elektorale.
“Formula është se ne duhet të punojmë. Qytetarët i dinë të mirat dhe jo të mirat. Qytetarët na njohin dhe ata janë që e vlerësojnë kontributin. Ata nuk kanë nevojë që vetëm në kohë të zgjedhjeve të punojmë dhe tiu premtojmë. Përkundrazi ne synojmë që në kohë fushate të mos kemi shumë projekte”, u shpreh ai, raporton GazetaBlic.com