Ramë Buja ka folur rreth kandidaturave të PDK-së.
Dikur, një nga njerëzit më të afërt të Hashim Thaçit, sa ky i fundit ushtronte detyrën e kryeministrit, në “Blic Interview me Astrit Gashin”, prodhim i portalit GazetaBlic, ka thënë se është fakt që si parti janë vonuar me kandidaturat, por do të mundohen që ta rikuperojnë këtë kohë.
“Keni të drejtë. Jemi vonuar me kandidaturat. Por gjërat rrodhën ashtu si rrodhën, andaj s’kemi çka të bëjmë.
E jona është që tani të angazhohemi ta rikuperojmë këtë. Psh, për Prishtinën është ditur tash e një kohë që do të jetë Urani, por vetëm tani u zyrtarizua”, tha ndër të tjera Buja.
/GazetaBlic/