• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Mbi 220 aplikacione të viktimave të dhunës seksuale refuzohen për mungesë dëshmish

07/09/2021 21:40
nga:Y I

Gjatë luftës së fundit në Kosovë besohet se 20 mijë qytetarë, burra e gra, e vajza të reja janë dhunuar seksualisht.

Shumica prej tyre kanë zgjedhur heshtjen në vend të kërkimit të drejtësisë, për shumë faktor.

Bazuar në të dhënat zyrtare të organizatave që merren me avokimin e të drejtave për të mbijetuarit e dhunës seksuale janë rreth 2 mijë qytetarë që kanë marrë guximin ta ndajnë përvojen me të hidhur të jetës së tyre, atë të dhunimit seksual.

Aktualisht mbi 900 prej tyre që tashmë kanë vendosur të hapin atë kapitull të errët të jetës së tyre nga viti 2018 e këtij e gëzojnë edhe të drejtën e statusit dhunës seksuale, me ç’ka u është mundësuar të marrin pensionin ligjor që arrin në vlerën prej rreth 230 euro në muaj.

Por pjesa me e madhe e të mbijetuarve të dhunës seksuale nuk kanë arritur të sigurojnë prova për të dëshmuar aktin kriminal ndaj tyre.

E kjo është bërë shkak që për qindra raste që kanë aplikuar për statusin e viktimës së dhunës seksuale t’iu mohohet kjo e drejtë, me çka edhe kanë humbur të drejtën për beneficion ligjor.

Sipas të dhënave që ka arritur t’i sigurojë dokumentari “Expose” prodhim i “Gazeta Blic” janë mbi 220 aplikime që janë refuzuar nga Komisionin Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale, në mungesë të dëshmive të mjaftueshme për të argumentuar këtë krim, raporton Gazeta Blic.