Lajme

Nis mbledhja e kryesisë së LDK-së

06/09/2021 18:09
nga:Lorik J

Tashmë ka filluar mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Në objektin e selisë qendrore të LDK-së, janë parë duke hyrë pothuajse të gjithë anëtarët e kryesisë së kësaj partie.

Gazeta Blic raportoi se në këtë mbledhje pritet rikonfirmimi i kandidaturave për së paku pesë komuna.

Prishtina, Peja, Suhareka, Vitia dhe Vushtrria, pritet t’i kenë emrat zyrtarë të kandidatëve për kryetarë, nga radhët e LDK-së.

Vazhdojnë zhvillimet në LDK: Zyrtarizohen pesë kandidatë për kryetarë të komunave për zgjedhjet e tetorit