Lajme

“Kosova humbi anëtarësimin në KiE”, “U krijuan parakushte për zgjedhje të parakohshme”

05/08/2024 13:33
nga:N K

Analisti politik, Zekirja Shabani, në një prononcim për GazetaBlic, ka folur rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Ai thotë se Kosova i ka humbur shanset për anëtarësimin në KiE, pasi Franca dhe Gjermania po kushtëzojnë me dërgimin e draft statutin e Asociacionit në Gjykaten Kushtetuese.

“Kosova fatëkeqësisht i ka humbur shanset për anëtarësim në KiE pasi Franca dhe Gjermania po e kushtëzojnë me dërgimin e draft statutin e asociacionit në Gjykate Kushtetuese”, u shpreh ai.

Ai tutje thotë se kjo do të reflektojë në situatën politik në vend duke krijuar parakushte që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohëshme.

“Kjo do të reflektoj në situatën politike në vend duke krijuar parakushte që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohëshme”, deklaroi ai.

Ndërsa analisti politik, Gazmiri Raci ,ka theksuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet që kanë qenë të vendosura për anëtarësim sipas raportit të diplomatës, greke Bakoyanis.

“Kosova tashmë i ka plotësuar kushtet që ishin të vendosur për anëtarësim sipas raportit të diplomatës, Greke Bakoyanis”, u shpreh ai.

“Nëse vendosën kushte të reja tani kjo është hiporizi politike dhe jo trajtim i sinqert i rrugës euroatlantike të Kosovës”, deklaroi ai.

Krahas kësaj ai thotë se Kosova nuk ka alternativë tjetër dhe mbetet e përkushtuar për intergrime në NATO, BE, dhe në KiE.

“Kosova nuk ka alterantivë tjetër dhe mbetet e përkushtuar për integrime në NATO, BE dhe hyrja në KiE do të thotë vlerësim i kësaj qasje gjeostratike të Republikës së Kosovës. Republika e Kosovës nuk ka alternative tjetër dhe asnjëherë nuk ka luajtur me alterantiva siç e bënë Serbia” u shpreh ai.

“Serbia edhe pse vazhdoj të kultivoje marrëdhënie të shkëlqyera me Federate Ruse dhe Republikën Popullore komuniste të Kinës ajo vazhdon të mos ndëshkohet për këtë dhe për agresion e mbështetur në Banjske gjatë shtatorit të kaluar. Serbia pa pengesa vazhdonë rrugën drejt BE përderisa ende vazhdon të jetë në partneritet të paqës me NATO”, u shpreh ai për GazetaBlic.

Kurti: Dërgimi i draft-statutit për Asociacion në Gjykatën Kushtetuese mbetet kërkesë absurde