Lajme

Vazhdojnë zhvillimet në LDK: Zyrtarizohen pesë kandidatë për kryetarë të komunave për zgjedhjet e tetorit

06/09/2021 17:17
nga:Lorik J

Gazeta Blic raportoi gjatë ditës së kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të mblidhet sonte, duke filluar nga ora 18:00, për t’i zyrtarizuar disa kandidatë për kryetarë të komunave.

Gazeta merr vesh që në mbledhjen e sontme, LDK do t’i zyrtarizojë pesë kandidatura, për zgjedhjet lokale, që do të mbahen në muajin tetor të këtij viti.

Siç merr vesh Gazeta, kryesia e Lidhjes Demokratike, do të zyrtarizojë kandidaturën e Përparim Ramës, për kryetar të Prishtinës.

Gjithashtu, Xhafer Tahiri do të rikonfirmohet si kandidat për kryetar të Vushtrrisë, Gazmend Muhaxheri për atë të Pejës dhe Sokol Haliti do të kandidojë sërish për kryetar të Komunës së Vitisë.

Gjithashtu, Blic merr vesh se Ardian Shala, do të merr dritën jeshile për t’i hyrë garës për Komunën e Suharekës.

Gazeta Blic raportoi gjatë ditës gjithashtu se Ekrem Hyseni, me shumë gjasë do të shpallet kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës.

Ne do ju mbajmë të informuar për secilin detaj nga momenti i fillimit të mbledhjes së kryesisë së LDK-së.

Përparim Rama, kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës!

 

Gazmend Muhaxheri, kandidat për kryetar të Pejës

Sokol Haliti, kandidat për kryetar të Komunës së Vitisë!

Xhafer Tahiri, kandidat për kryetar të Vushtrrisë!

Ardian Shala, kandidat për kryetar të Suharekës