Lajme

Kryetari i Alternativës: Sot është ditë e mrekullueshme për ndryshim

05/08/2024 13:22
nga:Y I

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut të dalin të votojnë sot.

“Sot është dita e ndryshimit, ditë e mrekullueshme që qytetarët ta thonë fjalën e tyre me votë”, ka thënë Gashi derisa ka votuar sot bashkë me gruan e tij.

Sipas Gashit duhen vetëm pesë minuta për ta shprehur vullnetin me votë për të mos jetuar edhe katër vjet të tjera me zhgënjim.