12 minuta më parë
Zyrtare: Fernando Muslera pensionohet nga futbolli në moshën 40-vjeçare
Portieri i njohur uruguaian, Fernando Muslera, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij futbollistike në moshën 40-vjeçare.
Muslera e nisi karrierën te Montevideo Wanderers, për të vazhduar më pas me fanellat e Nacionalit, Lazios, Galatasarayt dhe së fundmi Estudiantesit.
Ai la gjurmë të veçanta gjatë periudhës së tij te Galatasaray, ku u shndërrua në një prej figurave më të rëndësishme të klubit turk.
Në karrierën e tij, uruguaiani përfaqësoi edhe kombëtaren e Uruguait, me të cilën ishte pjesë e sukseseve të mëdha, përfshirë triumfin në Kupën e Amerikës në vitin 2011.
Kështu, pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme, një prej portierëve më të njohur të futbollit uruguaian i jep lamtumirën futbollit të luajtur.




