Avni Arifi ka kujtuar 14-vjetorin e shpalljes së pafajësisë së Ramush Haradinajt, Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt nga Tribunali i Hagës, raporton GazetaBlic.
Përmes një postimi, Arifi ka vlerësuar se ky vendim shënoi një fitore të drejtësisë dhe të Kosovës, si dhe një humbje për Serbinë dhe Rusinë.
“Atë ditë u mposhtën përfundimisht Serbia, Rusia, kolaboracionistët dhe azilantët e rrejshëm. Atë ditë u mbrojt Kosova, u lartësua UÇK-ja dhe u rivendos drejtësia”, ka shkruar Arifi.

