Kandidatit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Peci, për kryetar të Komunën e Zveçanit, është deklaruar pasi ka votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore të Kosovës.
“Edhe unë dola ta kryejë obligimin tim si të gjithë qytetarët. Shpresoj që çdo gjë të përfundojë me rregull për fillim po shkon çdo gjë në rregull ta shohim tash”, ka deklaruar Peci.
Ai ka thënë se është në kontakt të vazhdueshme me Policinë e Kosovës dhe me vëzhguesit nëpër qendrat e votim që sipas tij gjithçka është në rregull.
“Qytetarët shqiptarë presim që të dalin[të votojnë] ta shohimi”, ka përfunduar Peci duke mos pasur shpresa që serbët lokal mund të dalin të votojnë.
Voton kandidatja e pavarur serbe për kryetare të Zveçanit, shoqërohet nga Policia e Kosovës
Voton kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Betim Osmani: Institucionet të formohen shpejt


