Lajme

Voton kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Betim Osmani: Institucionet të formohen shpejt

04/23/2023 09:14
nga:Genita C

Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut nga Inciativa Qytetare ‘Mitrovica’, Betim Osmani, ka votuar në zgjedhjet e sotme.

Mitrovica e Veriut është komunë në të cilën kanë të drejtë vote 18 mijë e 118 votues, të shpërndarë në pesë qendra të votimit. Kandidatët për këtë komunë janë Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare ‘Mitrovica’, Taulant Kelmendi nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ndryshe edhe në këtë komunë sikurse në komunat e tjera, deri më tash ka pasur interesim të vogël për të votuar .

 

Voton kandidatja e pavarur serbe për kryetare të Zveçanit, shoqërohet nga Policia e Kosovës