Lajme

Voton kandidatja e pavarur serbe për kryetare të Zveçanit, shoqërohet nga Policia e Kosovës

04/23/2023 08:38
nga:Genita C

Në pikën e votimit në Zveçan e njohur si ajo “Afër Bazenit” e cila njëkohësisht është edhe qendra më e madhe e votimit, materiali zgjedhor ka arritur me 20 minuta vonesë.

Në këtë qendër votojnë mbi 5000 votues.

Ndërkohë zgjedhjet në Zveçan po monitorohen nga një numër i shtuar i zyrtareve policor.

Pak më parë votoi edhe kandidatja e pavarur për kryetare të Zveçanit, Sladjana Pantoviç e cila është edhe votuesja e parë në këtë qendër.

Ajo ka thënë se pret që procesi të jetë i rregullt dhe nuk pranon të i komentoj zhvillimet e fundit, duke shtuar se nuk pret që të ketë numë r të madh të votueseve.

Ajo është përcjellur nga Policia e Kosovës gjatë votimit të saj.