Lajme

“Vizita turistike”/ Lama për Kurtin e Osmanin: Nuk i pret askush në SHBA, takimet në korridore foto për të mashtruar publikun

09/25/2025 22:52
nga:G B

Turistike i ka quajtur ish ambasadorja Alma Lama vizitat e presidentes Osmani e kryeministrit në detyrë Kurti në SHBA.

Ajo në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se takimet nëpër korridore me ndonjë zyrtar janë foto për të mashtruar publikun.

“Vizitat e Osmanit dhe të Kurtit në SHBA janë vizita turistike, pasi ata e kanë izoluar Kosovën dhe në SHBA nuk i pret askush. Takimet nëpër korridore kur thjesht i përshëndet ndonjë zyrtar nuk janë takime, por foto për të mashtruar publikun. Fakt është që Departamenti i Shtetit ka pezulluar dialogun strategjik me Kosovën, që ka ngrirje raportesh dhe se Kosova është nën sanksione të BE-së dhe si pasojë ka humbur qindra miliona euro”, ka vlerësuar Lama.

Sipas saj, populizmat iu shiten në Kosovë por jo në SHBA dhe tani Kosova pa përkrahjen e SHBA-ve s’mund të sillet as në korridoret e OKB-së.

“Populizmat në Kosovë iu janë shitur deri tani, por në SHBA ato nuk pinë ujë. Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese, bllokimi i Kuvendit dhe tentativa për t’ia pamundësuar Listës Serbe pjesëmarrjen në zgjedhje ishte tejkalim i vijave të kuqe. Tani Kosova as në korridoret e OKB-së nuk sillet dot pa pasur mbështetjen e SHBA-së”, ka deklaruar Alma Lama./Gazeta Blic/

Kurti e Osmani në SHBA/ Shkodra: S’priten takime me zyrtarë të lartë amerikanë

Vizita në Amerikë/ Matoshi: Kurti e Osmani janë në fushatë zgjedhore për një grusht vota, s’janë askund në agjendat e SHBA-së