Lajme

Teologu Florim Flugaj: Ky është qëndrimi i Bashkësisë Islame për Kodin Civil

05/05/2024 21:15
nga:G B

Nga Bashkësia Islame po e kundërshtojnë fuqishëm projektligjin për Kodin Civil.

Teologu Florim Flugaj ka theksuar për emisionin “Expose” se si Bashkësi Islame po presin që të mos votohet Kodi Civil.

“Ne si Bashkësi Fetare Islame, çdo deklaratë që ka të bëjë me martesat e të njëjtës gjini është e vlerësuar negativisht dhe kundërshtohet plotësisht. Nuk jemi ne ata që e kundërshtojmë po është baza e fesë islame që është kurani, që na urdhëron që martesat e të njëjtës gjini, ato janë të dënuara dhe konsiderohen në fenë islame si një krim i cili faktikisht dihet se krimi është një vepër penale dhe ndëshkohet. Kur kemi të bëjmë me nenin e 11/38 të ligjit të Kodit Civil të Kosovës, që po përpiqet të kaloj dhe të votohet në Parlament, kjo është një vetëvrasje e kombit në radhë të parë dhe e popullit”, thotë ai.

Sipas Flugajt, ky kod dëmton aspektin fetar, human e njerëzor dhe sjell pasoja të rënda për popullin.

“Ne kemi të bëjmë me besimtarët e fesë islame, natyrisht që janë të gjithë kundër një kodi të tillë, i cili kod përveç që dëmton aspektin fetar, dëmton edhe aspektin njerëzor human dhe sjell shumë kokëçarje tjera dhe pasoja shumë të rënda për popullin tonë”, vlerëson teologu.

Ai shton se presin të mos kalojë ky projektligj, pasi na çon drejt shkatërrimit dhe një lloj të bllokimit apo mos funksionalizimit të shtetit.

“Natyrisht na presim që mos të votohet diçka e tillë, dhe mos t’i ngashërejmë dëshirat e të tjerëve për shkak të interesit të kombit dhe interesit të vendit, sepse kjo na dërgon neve drejt një shkatërrimi dhe nxjerr konfuzione shumë të mëdha në drejtim dhe një lloj të bllokimit apo mos funksionalizimit të shtetit”, deklaron teologu Fitim Flugaj./Gazeta Blic/