Lajme

Arbër Nuhiu: Kurti e ka mbrojtur Kushtetutën kur ka paralajmëruar miratimin e Kodit Civil

05/05/2024 21:43
nga:G B

Nga Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore kanë theksuar se kryeministri e ka mbrojtur Kushtetutën kur ka paralajmëruar miratimin e Kodit Civil, kod ky që lejon martesat e personave të gjinisë së njëjtë

Arbër Nuhiu nga kjo qendër për emisionin “Expose”, prodhim Gazeta Blic se Kurti ka mbrojtur frymën e Kushtetutës.

“Kryeministri ka qenë në frymën e Kushtetutës e ka mbrojt Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, unë e shoh që kryeministri ka qenë në rolin dhe detyrën e vet. Draftin e fundit që e kom pa nuk është diçka që rregullon në këtë aspekt kështu që nëse është versioni i njëjtë për ne nuk ka rëndësi se a kalon diçka a nuk kalon, sepse aty nuk rregullohet asgjë, aty vetëm degradohet një e drejtë e garantuar me Kushtetutë
Ky ekzistuesi jo, nëse rregullohet çështja e martesës në Kod Civil edhe për persona me seks të njëjtë, atëherë po”, shprehet ai.

Nuhiu vlerëson se është shkelje e Kushtetutës nëse ai nen largohet nga ky projektligj, duke shtuar se do ta dërgojnë në Kushtetuese projektligjin, në çfarëdo forme që të miratohet.

“Nëse largohet është shkelje e Kushtetutës, nuk mendoj që duhet të largohet, pasi ajo nënkupton që nuk trajtohen të gjithë qytetarët e Kosovës barabartë, faktikisht diskriminohen. Në momentin kur të largohet ka shkelje të Kushtetutës, normalisht na do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese, pavarësisht në çfarë forme është në momentin që nuk është në frymë me Kushtetutën, gjithsesi do e dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese. Një aprovim nga gjykata nëse e drejta për martesë për partnerët e seksit të njëjtë është e drejtë kushtetuese ose jo”, deklaron Arbër Nuhiu, udhëheqës i Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore./Gazeta Blic/

 

Duda Balje: Nuk ndryshoj qëndrim për Kodin Civil, është gabim që po e ngjyrosin me LGBTQ+

Teologu Florim Flugaj: Ky është qëndrimi i Bashkësisë Islame për Kodin Civil