19 minuta më parë
Paraqitet në Polici personi që dyshohet se u qas në llogarinë bankare të Përparim Ramës
Personi që dyshohet se ka pasur qasje pa autorizim në llogarinë bankare të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe ka shpërndarë të dhëna personale nga llogaria e tij, është paraqitur sot në Polici.
A.F., nën shoqërinë e avokates së tij, do të intervistohet nga hetuesit e policisë, lidhur me dyshimet e ngritura.
Para stacionit policor, siç shihet në videon e publikuar nga Indeksonline, asnjëri prej tyre nuk është deklaruar.
Rama kishte paralajmëruar se do të ndjekë rrugë gjyqësore, si dhe do të kërkojë kompensim për dëmin që pretendon se i është shkaktuar nga cenimi i privatësisë së tij.




