Sporti

Manchester City – Napoli, Rrahmani me misionin për ta ndalur Haalandin

11/24/2026 10:33
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani, projektohet në formacionin titullar të Napolit për përballjen e sontme ndaj Manchester Cityt.

Sipas formacioneve të publikuara paraprakisht, Rrahmani pritet të luajë në qendër të mbrojtjes në skemën 3-5-1-1 të skuadrës italiane, duke pasur një rol të rëndësishëm në përballimin e sulmit të fuqishëm të anglezëve, të udhëhequr nga Erling Haaland.

Nga ana tjetër, Manchester City pritet të zbresë në fushë me skemën 4-2-3-1, me Haalandin në majën e sulmit.

Manchester City (4-2-3-1): Donnarumma; Nunes, Dias, Guehi, Gvardiol; Fernandez, Anderson; Ndiaye, Cherki, Doku; Haaland.

Napoli (3-5-1-1): Milinkovic-Savic; Beukema, Rrahmani, Olivera; Politano, Anguissa, Gilmour, McTominay, Spinazzola; De Bruyne; Hojlund.

/GazetaBlic Sport/